Blog Post

Arbëria TV > Yje > Fotoja e arrestimit të Justin Timberlake kthehet në vepër arti

Fotoja e arrestimit të Justin Timberlake kthehet në vepër arti

Fotoja e Justin Timberlaket pas arrestimit pasi po ngiste makinën në gjendje të dehur, është kthyer në një vepër arti. Sipas “New York Post”-it, fotoja e tij ndodhet në muzeun “Romany Kramoris” në Sag Harbor – qyteti i vogël ku ai u arrestua.

Nga rajoni në muze: Fotoja e arrestimit të Justin Timberlake kthehet

 

Pronari i muzeut u shpreh se kur artisti i veprës, Godfrey Lohman solli veprën (e cila ofrohet në disa ngjyra) në muze, reagimi i tij ishte:

“O Zot! Kjo është fantastike! Është thjesht fantastike”, duke shtuar se vepra shitet për 520 dollarë dhe do të jetë “limited edition” për verën.

Ndërsa një prej punonjësve të muzeut tha për Page Six se fotoja është vepra më e re bashkëkohore. “Është kryevepër”, u shpreh ai.Nga rajoni në muze: Fotoja e arrestimit të Justin Timberlake kthehet

Më 18 qershor, Justin Timberlake u arrestua pasi u raportua duke ngarë makinën e tij BMW në rrugën “Madison” në gjendje të dehur. Ai injoroi lajmërimin e policisë për të ndaluar”.

Pas ndalimit, policët vunë re se ai kishte konsumuar alkool. Më tej, u arrestua, u ndoqën procedurat dhe kaloi një natë në rajon. Ai u shpreh se thjesht kishte pirë një martini, por gjithsesi, këngëtari i “Cry Me a River” nuk ia doli dot t’ia hidhte paq.