Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Fotografia që e legjitimon politikisht sulmin e 24 shtatorit në Banjskë

Fotografia që e legjitimon politikisht sulmin e 24 shtatorit në Banjskë

Shkruan: Afrim Kasolli

Gjatë ditës së djeshme, mediumi Vox Kosova ka publikuar disa fotografi të takimeve që politikanë nga Kosova dhe Serbia, kanë zhvilluar në qytetin Solothurn të Zvicrës. Pjesë të kësaj ngjarje ishin përfaqësues si nga pozita ashtu edhe nga opozita.

Në njërën nga fotot e shkrepura nga një qytetar i rastit, shihet duke shëtitur rrugëve të këtij qyteti, ish-Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila së bashku me ish-përfaqësuesen e të ashtuquajturës zyre për Kosovë dhe Metohi, që operon në kuadër të Qeverisë së Serbisë, Sandra Rashkovic Iviq.

Kurse në tjetrën kanë pozuar se bashku të gjithë pjesëmarrësit në atë event nga të dy delegacionet, ky nga pala kosovare pjesëmarrës shihet se kanë qenë, Fitorë Pacolli nga pushteti, Bernard Nikaj nga PDK, Lutfi Haziri nga LDK dhe Ardian Gjini nga AAK. E nga Lista Serbe, Dalibor Jevtiq. Po ashtu u kuptua se takime të tilla diskrete janë mbajtur vazhdimit ndërmjet dy palëve në funksion të shtrimit të terrenit për procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve, i cili zyrtarisht zhvillohet në Bruksel më ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

Megjithatë, ky takim është specifik për kohën kur është mbajtur dhe temat që janë diskutuar. E para nuk kishte më shumë se një muaj kur Kosova ishte përballuar më një agresion paramilitar nga Serbia, me që rast e kishte humbur jetën polici hero Afrim Bunjaku. Dhe e dyta të dy vendet ishin pajtuar nëpërmjet Marrëveshjes bazë të Brukselit si dhe Aneksit të zbatimit të Ohrit, që të gjitha mosmarrëveshjet ndërmjet vete t’i zgjidhin në mënyrë paqësore. Dhe ai atak ishte dhunim i drejtpërdrejt i zotimeve që kishte marrë Beogradi edhe ndërkombëtarisht në raport me këtë proces.

Ndërkohë, sipas dokumenteve të zbuluara nga mediumi në fjalë, thuhet se të dy palët janë pajtuar për amnisti të serbëve të veriut, tërheqje të njësive speciale të Policisë së Kosovës nga veriu, për mbajtjen e zgjedhjeve lokale si dhe kanë diskutuar, por nuk kanë gjetur një frymë të përbashkët për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Sidoqoftë, vullneti i delegacionit të Kosovës për t’u pajtuar më një lehtësi të padurueshme sidomos për dy pikat para e legjitimon narracionin e politikës serbe se prezenca njësive speciale të Policisë së Kosovës është burim i tensionit ndër etnik, prandaj edhe duhet të gjenden rrugët politike për amnistimin e atyre që kanë qenë të involvuar në sulme ndaj rendit kushtetues e ligjor.

Për më shumë, ajo fotografi e pasqyron edhe një fakt tjetër. Se pse gjatë këtyre viteve skena politike nuk ka arritur të nxjerr një alternativë të brendshme ndaj procesit të dialogut edhe kur Albin Kurti pranon marrëveshje që siç e tha analisti i njohur gjerman dhe anëtari i Democratization Policy Council (DPC), Bodo Weber, që janë edhe më të dëmshme sesa edhe shkëmbimi i territoreve. Sepse secila prej partive opozitare po shihet se kanë qenë vetëm pasagjere të anijes së drejtuar nga lideri i Lëvizjes Vetëvendosje.