Personi, i cili u raportua i zhdukur para pak ditësh Nebi Tejeci, më pas u gjet i shëndoshë e mirë nga Shoqata e Kosovës për Kërkim e Shpëtim, pas një aksioni të madh të këtij ekipi.
Ekipi i Shoqatës së Kosovës për Kërkim e Shpëtim sot i ka shkuar në vizitë Nebi Tejecit, i cili ishte i humbur për katër ditë me radhë.
Personi i zhdukur në momentin që u gjet ishte në gjendje mjaft të rënduar; kjo është parë edhe përmes pamjeve që u publikuan në portalin TV Arbëria.
Por tanimë kjo shoqatë ka ndërmarrë të gjitha veprimet, duke i dhënë ndihmën e parë dhe hapa të tjerë deri më sot, ku personi në fjalë duket të jetë në gjendje të mirë shëndetësore.
Kjo është gjendja e personit të zhdukur kur u gjet nga Shoqata për Kërkim Shpëtim:

Gjendja e personit tani përmes fotove:




