Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Foshnjën 7 muajshe e hodhën në…- Detaje tronditëse nga rasti në Podujevë ku dyshohen nënë e bijë

Foshnjën 7 muajshe e hodhën në…- Detaje tronditëse nga rasti në Podujevë ku dyshohen nënë e bijë

Një grua po dyshohet se ka kryer abort të paligjshëm në Podujevë. Për rastin janë deklaruar Policia e Prokuroria.

Sinjali ka mësuar se dy të arrestuarat janë nënë e bijë, Xh.L (rreth 19-vjeçare) dhe S.K (rreth 44-vjeçare) të cilat po dyshohen se janë përfshirë në këtë rast tronditës.

Burimet kanë bërë me dije se vajza 19-vjeçare në bashkëkryerje me nënën e saj, pasi e ka lindur foshnjën në banjon e shtëpisë derisa ka qenë rreth 7-muajshe – dyshohet se e kanë hedhur në tualet.

Për rastin kanë folur edhe nga Prokuroria Themelore në Prishtinë dhe kanë bërë të ditur se kanë nisur hetimet ndaj dy të dyshuarave, të cilat ndodhen nën masën e ndalimit policor.