Në selinë e Forumit Politik Diplomatik Ballkanik në Pejë në praninë e shumë personaliteteve nga jeta politike, ushtarake dhe universitare të u zhvillua sot tribunë me temën ‘Situata politike në Botë’.
Në hapje të pranishmit i ka përshëndetur Kryetari i këtij Forumi Dr. Prof. Fadil Lekaj.
Pas fjalimit të Lekaj u zhvillua ceremonia e ndarjes së Mirënjohjeve dhe Medales ‘Ylli i Artë’ për Ish Presidentin i Shqiperisë Alfred Mojsiu, ish-Presidentin e Kosovës Fatmir Sejdiu, të cilët ishin të pranishem.
Mirënjohje dhe Medalje me ‘Yllin e Artë’ u ndanë edhe për Ismajl dhe Muzaqete Haradinaj të cilat në emër të Familjes i pranoj i biri, Gjenerali i UÇK-së Nasim Haradinaj.
Gjithashtu në këtë Ceremoni mirënjohje ju nda edhe Profesorit të nderuar Demë Fetaj.Në tribunë me rolin dhe kontributin e tij u paraqit edhe ish-Deputeti Naser Rugova.
Të pranishmive ju drejtuan me fjalë rasti edhe politikani dhe Deputeti shumë vjeçar në Shqipëri Spartak Braho, shkrimtari i njohur Nazmi Rahmani, stërnipi i Jakup Ferrit, Arben Ferri dhe shumë personalitete tjera.