Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Forumi Intelektual i bashkohet koalicionit AAK-NISMA

Forumi Intelektual i bashkohet koalicionit AAK-NISMA

Forumi Intelektual Europa 2030 i është bashkuar koalicionit Aleanca për Ardhmërinë Kosovës dhe Nisma Socialdemokrate për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Në marrëveshjen e tyre të koalicionit thuhet se AAK, NISMA Socialdemokrate dhe Forumi Intelektual E-30 janë dakorduar që të punojnë së bashku për shtetin e Kosovës dhe janë përcaktuar të jenë të hapura për zgjerim të koalicionit.

AAK-ja, NISMA dhe Forumi i Intelektualëve E-30, garojnë në një listë të përbashkët zgjedhore. /Telegrafi/