Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Formimi i Qeverisë, Bajraktari: Po futemi në një fazë problematike

Formimi i Qeverisë, Bajraktari: Po futemi në një fazë problematike

Më 9 shkurt në Republikën e Kosovës u mbajtën zgjedhjet parlamentare ku subjekti politik i cili mori më së shumti vota ishte Lëvizja Vetëvendosje, por që përkundër kësaj, momentalisht ajo e vetme nuk do të mund ta formojë Qeverinë e re.

Lidhur me këtë çështje, avokati Ardian Bajraktari ka thënë se “jemi duke u futur në një fazë problematike”.

Madje sipas tij, partitë politike do të duhej të ishin më unifikuese për sa i përket pikëpamjeve të tyre, pasi siç tha ai, verdikti i sovranit ka nënkuptuar që partitë duhet të jenë më përafruese.

“Gradualisht po futemi në një fazë ku natyrisht do të jetë problematike për disa arsye të cilat besoj që tashmë opinioni i din. për faktin se subjektet politike në një formë ose tjetrën kanë shprehur pikëpamjet e tyre të cilat natyrisht në  bindjen time nuk do të duhej të ndodhnin ashtu. Kjo për faktin se verdikti i sovranit ka nënkuptu që partitë politike për ta formuar qeverinë duhet të jenë më përafrues ndaj njëri tjetrit”, tha Bajraktari në emisionin “N’PULT” në TV Arbëria.