Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Sport > Formacioni i mundshëm i Shqipërisë në përballjen me Poloninë

Formacioni i mundshëm i Shqipërisë në përballjen me Poloninë

Kombëtarja e Shqipërisë do të përballet me Poloninë me fillim nga ora 20:45 në ‘Air Albania’ në Tiranë.

Kuqezinjtë do ta kenë ndeshjen më të rëndësishme deri më tani, pasi një fitore eventuale do të bënte që evropiani të jetë më i mundur.

Trajneri i Shqipërisë, Sylvinho nuk pritet të bëj shumë ndryshime në formacion nga ndeshja e kaluar me Republikën Çeke ku morën një barazim të artë 1-1.

Në portë pritet të konfirmohet Etrit Berisha që bëri pritje të shkëlqyeshme në Pragë.

Edhe mbrojtja do të jetë ajo e Pragës me Hysajn në të djathtë dhe Mitajn në të majtë, derisa Ismajli dhe kapiteni Gjimshiti do të jenë në qendër.

Mesfusha gjithashtu do të jetë e njëjtë me Ylber Ramadanin dhe Krisjtan Asllanin në qendër dhe Nedim Bajrami më i avancuar.

Në sulm do të jetë Cikalleshi me Jasir Asanin në të djathtë dhe Myrto Uzunin në të majtë me sulmuesin e Garandas që duket se e ka fituar balotazhin me Taulant Seferin.

Formacioni i mundshëm i Shqipërisë: Berisha, Hysaj, Ismajli, Gjimshiti, Mitaj, Ramadani, Asllani, Bajrami, Asani, Cikalleshi, Uzuni.

/TV Arbëria

Powered by WordPress