Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Sport > Formacioni i mundshëm i Ballkanit ndaj Dinamo Zagrebit

Formacioni i mundshëm i Ballkanit ndaj Dinamo Zagrebit

Trajneri i Ballkanit, Ilir Daja ka ndarë mendjen për formacionin që pritet ta hedh në fushë për ndeshjen e sotme (e enjte) ndaj Dinamo Zagrebit në kuadër të Grupit C në Ligën e Konferencës.

Ballkani luan ndeshjen e fundit të grupeve të Ligës së Konferencës për sezonin 2023/24, ku përball do të ketë Dinamo Zagrebin në “Stadion Maksimir” me fillim nga ora 21:00.

Ekipi i Ilir Dajës vjen nga një formë jo e mirë në Evropë me dy humbje dhe një barazim nga tri ndeshjet e fundit, por synon befasinë e madhe, pasi me një fitore mund të kualifikohet në fazën tjetër.

Në anën tjetër, vendasit nga Zagrebi gjithashtu duan ta konfirmojnë veten në raundin tjetër dhe një barazim do të ishte i mjaftueshëm për të siguruar vendin e dytë.

Trajneri Ilir Daja ka bërë të gjitha përgatitjet për këtë ndeshje dhe tashmë ka ndarë mendjen për formacionin “anti-Dinamo”.

Telegrafi mëson se trajneri shqiptar në mungesë të sulmuesve anësor, Almir Kryezi dhe Walid Hamidi, pritet të ndryshoj skemë.

Nga rreshtimi i preferuar 4-3-3, Daja pritet të ‘zbarkoj’ sonte në Zagreb me një rreshtim 3-5-2, ku Gentrit Halili, Lumbardh Dellova dhe Bajram Jashanica do ta përbejnë treshen e mbrojtjes para portieri Enea Koliqi.

Qëndrim Zyba, Edvin Kuc dhe Vesel Limaj pritet të jenë treshja e mesfushës, ndërsa nga krahët do të ndihmohen nga anësorët Armand Thaqi dhe Lorenco Trashi.

Në sulm do të luajnë Nazmi Gripshi dhe Albin Berisha. /Telegrafi/

Formacioni i mundshëm i Ballkanit:

No description available.

 

Powered by WordPress