Sonte me fillim nga ora 18:00 do të zhvillohet ndeshja tejet interesante mes Juventusit dhe Fiorentinas, e vlefshme kjo për xhiron e 22 të Serie A.
Në xhiron e fundit të zhvilluar, Juventusi e mposhti Salernitanan me rezultat bindës 3:0, kurse Fiorentina u mposht nga Bologna me rezultat të ngushtë 2:1.
Momentalisht, të dy skuadrat i ndanë një vend dhe dy pikë në tabelë, ku pas heqjen së 15 pikëve nga federata italiane, Juventusi renditet në vendin e 12 me 26 pikë, krahas Fiorentinas që zë vendin e 13 me 24 pikë të arkëtuara.
Sa i përket ndeshjes së sotme të dy skuadrat do të kenë probleme me mungesa të lojtarëve, ku për Juventusin nuk do të paraqiten Ihattaren, Milik, Miretti, Peeters, Pogba, Bonucci dhe Kaio Jorge, kurse te Fiorentina mungojnë Barak, Igor, Madragora dhe Sottil.
Tanimë të dy trajnerët kanë vendosur se me cilët lojtarë mund ta fillojnë ndeshjen e sotme, dhe formacionet zyrtare i gjeni më poshtë.
Juventus (3-4-2-1): Szczesny; Sandro, Bremer, Danilo; Kostic, Rabiot, Locatelli, De Sciglio; Chiesa, Di Maria; Vlahovic
Fiorentina (4-3-3): Terracciano; Dodo, Milenkovic, Ranieri, Biraghi; Bonaventura, Amrabat, Duncan; Ikone, Kouame, Gonzalez
/TV Arbëria