Shqipëria luan në shtëpi kundër Republikës Çeke në kuadër të ndeshjes kualifikuese për Euro 2024.
Kuqezinjtë do të luajnë ndaj Çekisë në takimin e vlefshëm për Grupin E, i cili pritet të zhvillohet në stadiumin “Air Albania” me fillim nga ora 20:45.
Djelmoshat e trajnerit Sylvinho vijnë nga një seri prej tri fitoreve dhe një barazimi nga katër ndeshjet e fundit dhe synojnë fitoren e radhës.
Në anën tjetër, mysafirët gjithashtu janë pa humbje në katër ndeshjet e zhvilluara në këto kualifikuese dhe duan vetëm rezultat pozitiv për të qëndruar afër objektivit për kualifikim në Euro 2024.
Sylvinho ka vendosur të luajë me Etrit Berishën në portë, ndërsa mbrojtja përbëhet nga emra si Elseid Hysaj, Arlind Ajeti, Berat Gjimshiti dhe Mario Mitaj.