Kosova është mysafire e Andorrës për ndeshjen që zhvillohet në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian që mbahet në vitin 2024 në Gjermani.
Ndeshja që fillon në ora 20:45, do të luhet në stadiumin “Estadi Nacional”.
Dardanët janë aktualisht pa fitoren në kuadër të Grupit I dhe synojnë që sonte t’i marrin tri pikët e para edhe pse tashmë gjasat për kualifikim janë shuar.
Për këtë ndeshje, selektori Primoz Gliha ka vendosur që në sulm të startojë me Albion Rrahmanin dhe Milot Rashicën.
Formacionet zyrtare:
Andorra: Alvarez, Vales, Rebes, Llovera, Vales, R.Fernandez, Alaez, San Bicolas, Cervos, Rubio.
Kosova: Muric, Hadergjonaj, Aliti, Hajrizi, Rashica, Muslija, Al.Rrahmani, Dellova, Vojvoda, Zyba, Loshaj.
/TV Arbëria