Sonte me fillim nga ora 21:00 do të zhvillohet ndeshja tejet interesante mes Milanit dhe Empolit, e vlefshme kjo për xhiron e 29 të Serie A.
Në xhiron e fundit të zhvilluar, Milani e mposhti liderin e tabelës, Napolin si mysafir me rezultat bindës 4:0, kurse Empoli shënoi fitore 1:0 ndaj Lecces.
Momentalisht, Milani zë vendin e tretë në tabelë me 51 pikë të arkëtuara, krahas Empolit që renditet në vendin e 14 në kuotën e 31 pikëve.
Takimi i fundit mes këtyre dy skuadrave daton në muajin tetor të vitit 2022, ku asokohe Milani e mposhti Empolin 3:1 si mysafir.
Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy skuadrat do të kenë probleme me mungesa të lojtarëve, ku për Milanin nuk do të paraqiten Ibrahimovic, Kalulu dhe Messias, kurse te Empoli mungon Tonelli.
Formacionet e mundshme i gjeni më poshtë.
Milani (4-3-3): Maignan; Calabria, Kjaer, Tomori, Hernandez; Tonali, Bennacer, Krunic; Diaz, Giroud, Leao
Empoli (4-3-1-2): Vicario; Ebuehi, Ismajli, Luperto, Parisi; Bandinelli, Marin, Akpa Akpro; Baldanzi; Piccoli, Caputo
/TV Arbëria