Zëvendësministrja ukrainase e Mbrojtjes, Hanna Maliar, ka bërë të ditur se forcat ukrainase kanë arritur të çlirojnë fshatin Andriivka në lindje të vendit.
Në raportin më të fundit nga terreni, Maliar tha se “beteja kryesore” po vazhdon në Andriivka, Kurdyumivska dhe Klishchiivka.
“Kemi lajme të mira, Andriivka është sërish e jona. Jemi duke siguruar perimetrin”, shtoi zëvendësministrja ukrainase.
Ndryshe që nga fillimi i kundërofensivës së paralajmëruar shumë kohë më parë nga presidenti Volodymyr Zelensky, ukrainasit kanë arritur të rikthejnë shumë qytete e fshatra që ishin nën kontrollin e rusëve nga fillimi i luftës.
Ndërkaq shumë ekspertë ushtarakë perëndimorë nuk janë edhe aq të kënaqur me rrjedhën e kundërofensivës – duke vlerësuar se po lëvizë më ngadalë sesa që është menduar në fillim.
E njëjtë mendojnë edhe nga ministria ukrainase e Mbrojtjes, duke theksuar se megjithatë nuk do të ndalen deri në çlirimin e pjesës më të fundit të territorit të Ukrainës.
/TV Arbëria