Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > Forcat izraelite sulmojnë Gazën, shkon në 42 numri i të vdekurve

Forcat izraelite sulmojnë Gazën, shkon në 42 numri i të vdekurve

Të paktën 42 janë vrarë në sulmet izraelite në distriktet al-Tuffah dhe al-Shati të Gazës, tha Ismail Al-Thaëabta, drejtori i zyrës së mediave qeveritare të Hamasit.

Një sulm izraelit në shtëpitë në al-Shati, një nga tetë kampet historike të refugjatëve të Rripit të Gazës, shkaktoi 24 viktima. 18 palestinezë të tjerë u vranë në një sulm ndaj shtëpive në lagjen al-Tuffah.

“Pak kohë më parë, avionët luftarakë të IDF-së goditën dy objekte të infrastrukturës ushtarake të Hamasit në zonën e qytetit të Gazës”, tha ushtria izraelite.