Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > Forcat izraelite kryen më shumë se 500 sulme gjatë natës

Forcat izraelite kryen më shumë se 500 sulme gjatë natës

Forcat ajrore të Izraelit kryen mbi 500 sulme ajrore gjatë natës, është thënë në një deklaratë të tyre.

“Gjatë natës, aeroplanët luftarakë dhe helikopterët e IAF, fluturaket dhe artileria goditën mbi 500 objektiva terroriste të Hamasit dhe Xhihadit Islamik në Rripin e Gazës”, thuhet në një deklaratë.

Kështu, siç është thënë më tej, “janë goditur shtatë qendra komanduese të Hamasit dhe një bazë të Xhihadit Islamik”.

“IAF goditi gjithashtu ndërtesa të shumta shumëkatëshe, njëra prej tyre, rezidenca e Ruhi Mashtaa, sekretarit të Hamasit dhe pjesë e grupit vendimmarrës të organizatës, që përmbante një qendër komanduese të terrorit të Hamasit”.

Ata gjithashtu pretendojnë se kishin shkatërruar bazën e një komandanti të lartë detar të Hamasit dhe tre “asete operacionale” që i përkisnin Hamasit dhe Xhihadit Islamik Palestinez.

/TV Arbëria

Powered by WordPress