Forca të shtuara të Policisë së Kosovës, si dhe karabinierë italianë, tashmë kanë rritur prezencën mbi urën kryesore të Ibrit në Mitrovicë.
Alarmi që është aktivizuar rreth orës 15:00 vazhdon të dëgjohet në Mitrovicë.
Mësohet se serbët kanë aktivizuar alarmin edhe në komunat e Leposaviqit, Zubin Potokut dhe Zveçanit, e që në bazë të praktikave të mëparshme, fton qytetarët të mblidhen tek barrikada. /TV Arbëria