Digjet një pjesë e vilës së deputetit të VV-së, flet Bjaqinovci: Jam duke shkuar në vendin e ngjarjes

Në afërsi të Bjeshkëve të Bajgorës është djegur një...

Gërvalla takon homologun grek, flasin për situatën në Ballkan

Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla,...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Fondi i Ballkanit Perëndimor shpall fituesit e rinj të granteve me vlerë 30.000 euro

Extra AL PVC

Fondi i Ballkanit Perëndimor shpall 12 përfituesit e rinj të granteve të tij rajonalë, me vlerë 30.000 euro secili.

Këto grante, të bashkëfinancuara nga Bashkimi Evropian, kanë si synim të mbështesin projektet rajonale në Ballkanin Perëndimor.

Në Kosovë, lista e fituesve përfshin Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë, Institutin “Musine Kokalari” si udhëheqës projekti, si dhe Qendrën ATRC, Institutin për Zhvillim të Qëndrueshëm, Programin e të Drejtave Civile, Federatën e Tekbollit të Kosovës, Sbunkerin, Unionin e Avokatëve të Rinj të Kosovës, Qendrën Kosovare të Studimeve të Sigurisë, the Media Center si partnerë.

I pranishëm në mbrëmjen e shpërndarjes së çmimeve, të mbajtur në Hotel International në Tiranë, Ambasadori i Delegacionit Europian i atashuar në Shqipëri deklaroi “Bashkëpunimi brenda rajonit nuk është vetëm një parakusht për anëtarësimin në BE, por një gur themeli për prosperitetin. Jam krenar për Fondin e Ballkanit Perëndimor, të cilin vazhdojmë ta mbështesim me 1 milion euro shtesë, dhe jam i lumtur të shoh se si ai ndihmon OJQ-të të realizojnë ide të reja që kontribuojnë në ndërtimin e shoqërive më gjithëpërfshirëse, më të larmishme dhe më të barabarta. Këto janë idetë dhe projektet që mund të transformojnë vendet e rajonit, të krijojnë rrjete rajonale të qëndrueshme dhe të hapin rrugën për integrimin e rajonit në BE”.

Dr. Gjergj Murra, Drejtori Ekzekutiv i Fondit të Ballkanit Perëndimor, komentoi: “Falë partneritetit strategjik që kemi krijuar me Bashkimin Evropian, tani kemi një ndikim edhe më të madh në rajon. Kurrë nuk mund të lejojmë të harrojmë se alternativa e një rajoni ku mungon bashkëpunimi, nuk mund të jetë një alterantivë reale”.

Menaxheri i Projektit, Fjordi Bisha, theksoi konkurrencën e procesit të përzgjedhjes. “Jam i kënaqur që sot mirëpres 12 kampionët rajonalë, të përzgjedhur pas një procesi të kujdesshëm nga mbi 140 aplikantë”.

Çdo grant, duke ofruar mbështetje deri në 30,000 EUR, mbështet iniciativa në bashkëpunimin rajonal në fusha të ndryshme, përfshirë arsimin, kulturën, zhvillimin e qëndrueshëm, agjendën e gjelbër, barazinë gjinore dhe të drejtat e njeriut.

Fondi i Ballkanit Perëndimor është një organizatë rajonale e themeluar në vitin 2017 nga Ministritë e Punëve të Jashtme të rajonit për të promovuar pajtimin dhe bashkëpunimin në Ballkanin Perëndimor. Që nga themelimi i tij, ka ndarë mbi 300 grante për shoqërinë civile.

spot_img

Të fundit

Digjet një pjesë e vilës së deputetit të VV-së, flet Bjaqinovci: Jam duke shkuar në vendin e ngjarjes

Në afërsi të Bjeshkëve të Bajgorës është djegur një...

Gërvalla takon homologun grek, flasin për situatën në Ballkan

Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla,...

“Serbët po përgatiten ….”, Sveçla flet për sulmin në Banjskë, turproja nuk i ndahet, i qëndron terë kohën prapa

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka kujtuar...

Shefi i Zyrës së BE-së: Autorët e agresionit në Banjskë të dalin sa më shpejtë para drejtësisë

Shefi i ri i Zyrës së BE-së në Kosovë,...

Digjet një pjesë e vilës së deputetit të VV-së, flet Bjaqinovci: Jam duke shkuar në vendin e ngjarjes

Në afërsi të Bjeshkëve të Bajgorës është djegur një pjesë e vilës së deputetit Mefail Bajqinovci. Deputeti i VV-së Bajqinovci tha se është duke...

Gërvalla takon homologun grek, flasin për situatën në Ballkan

Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, dhe homologu i saj grek, Giorgos Gerapetritis, diskutuan për forcimin e partneritetit ekonomik dhe bashkëpunimit...

“Serbët po përgatiten ….”, Sveçla flet për sulmin në Banjskë, turproja nuk i ndahet, i qëndron terë kohën prapa

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka kujtuar Rreshterin Afrim Bunjaku në përvjetorin e parë që nga vrasja e tij në krye të...