Milani është shumë ta finalizojë transferimin e Youssouf Fofana.
Gazetari sportiv italian, Fabrizio Romano raporton se “Rossoneri” janë vetëm një hap larg që ta bëjnë të vetin futbollistin, përcjell “Gazeta Express”.
“Rossoneri” e përmirësuan ofertën e tyre dhe marrëveshja me AS Monaco tash duket se është gjithnjë e më afër që të mbyllet.
Palët janë duke i vazhduar negocimet dhe marrëveshja mund të finalizohet gjatë kësaj jave.
Mesfushori në super-formë e do me ngulm transferimin në Milan dhe duket se dëshira e tij do të realizohet dhe ai sipas të gjitha gjasave do të luajë në Serie A në edicionin e ardhshëm.
Francezi 25 vjeç po luan me sukses në Ligue 1 dhe tash konsideron se është momenti i duhur për ta bërë hapin e radhës në karrierë.