Skuadra e Besiktasit shënoi një fitore të thellë 5:1 ndaj Gazer AK.
Në këtë ndeshje dy gola i shënoi sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Milot Rashica.
Rashica fillimisht shënoi në minutën e 20’të dhe më pas në pjesën e dytë në minutën e 51’të.
Në tribuna ishte edhe trajneri i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda.
I cili sigurisht që u kënaq duke e parë lojtarin “Dardan” teksa shënonte dy dopiet në këtë miqësore.
Kujtojmë që Foda gjatë muajit shtator e nis aventurën në UEFA Nations League.