Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda është shprehur i lumtur pas fitores ndaj Lituanisë me rezultatin 2:1.
“Kemi luajtur një ndeshje të mirë. Skuadra e ka treguar një mentalitet të mirë. Me meritë e kemi arritur fitore. Është një fitore shumë e rëndësishme dhe me plotë meritë, që tregon për mentalitetin që e ka pasur ekipi”, ka thënë Foda pas ndeshjes në konferencë për shtyp.
Golat për Kosovën ndaj Lituanisë i shënuan Edon Zhegrova në minutën e 20-të dhe Ermal Krasniqi në minutën e 65-të.
Foda ka komentuar edhe performancën e portierit Amir Shaipi, i cili debutoi për Kosovën.
“Amir Shaipi luajti një ndeshje të mirë. Ishte ndeshja e tij e parë me Kosovën. Për golin e pranuar nuk mund të them shumë, pasi që nuk e kam parë, duhet rishikuar”.