Sot mbi vendin tonë pritet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale me diell, por ka mundësi të ketë edhe ndonjë reshje të izoluar shiu.
Era pritet të fryjë nga kuadrati i veriut, e cila kohë pas kohe mund të jetë e fuqishme, sidomos në veri të vendit, me shpejtësi prej 15-44 km/h.
Ndërsa temperaturat minimale do të lëvizin prej -3 deri në 3°C, kurse ato maksimale prej 11 deri në 15°C.
/TV Arbëria