Rritja e çmimeve në Kosovë nuk ka të ndalur. Ky trend që po rrënon dita ditës perspektivën ekonomike të qytetarëve, u vërejt edhe në sferën e prodhimeve bujqësore.
Kosova e përmbylli vitin e kaluar të indeksit të çmimeve të prodhimeve blegtorale me një rrije prej 9.5% krahasuar me vitin e kaluar. Po ashtu, kjo lakore u shënua edhe në indeksin e çmimeve bimore me një rritje prej 6.5% në raport me vitin e kaluar, sipas të dhënave të Agjensicë së Statisitikave të Kosovës.
“Prodhimet që krijojnë bazë për indeksin e çmimeve të prodhimeve bujqësore janë ndarë në dy grupe kryesore: Prodhimet bimore dhe ato blegtorale. Në kuadër të prodhimeve bimore, çmimet janë grumbulluar për këto grupe: drithëra, bimë foragjere, perime, patate dhe pemë. Në prodhimet blegtorale çmimet janë grumbulluar për blegtorinë dhe prodhimet blegtorale. Në kuadër të blegtorisë, çmimet grumbullohen për katër kategori të kafshëve: gjedhe, dele, derra dhe pula. Këto çmime janë bazuar në peshën e gjallë të kafshëve. Në kuadër të prodhimeve blegtorale çmimet janë grumbulluar për: qumësht, vezë dhe mjaltë. Të gjitha çmimet janë llogaritur në Euro dhe njësitë matëse janë në: kg, litër dhe copë” shkruan ASK.
/TV Arbëria