Këngëtari nga Gjakova, Florent Abrashi në emisionin “PA TITULL” në TV Arbëria ka treguar rreth risivë që do të sjellë shumë shpejt për adhuruesit e muzikës së tij.
Abrashi tha se është duke punuar me kompozitorë dhe bahskëpunëtorë në këtë drejtim.
“I kemi bë dy këngë do me thënë janë përtej fazës së demos, njëra është shumë afër do me thënë mbetet vetëm klipi. Një demo tjetër gjë që nuk e kam pritë po ka ardhë krejt befasishëm. Prej projektit të fundit që e kam pasë me klip deri më tash jam kanë tu lypë kompozitorë e tu lypë bashkëpunëtorë por kjo demo e fundit erdh dhumë befasishëm”, tha Abrashi./TV ARBËRIA./