Trajneri i ri i Chelseat, Enzo Maresca do t’i “befasojë njerëzit” duke e bërë shpejt klubin të luajë për objektiva të mëdha dhe të kualifikohet në Ligën e Kampionëve.
Kështu shprehet Kiernan Dewsbury-Hall, 25-vjeçari që ndoqi trajnerin e tij në “Stamford Bridge” në një lëvizje prej 30 milionë paundësh muajin e kaluar, pasi kishte qenë me Marescën në ekipin e tij fitues të Championshipit, Leicester City.
“Trajneri ishte një katalizator i madh në dëshirën time për të ardhur te Chelsea. E njihja nga Leicester, një klub që ra nga kategoria dhe kishte shumë probleme, por ai arriti të bëjë ndërhyrjet e duhura për të sjellë entuziazëm dhe dëshirë për sukses. Unë sinqerisht mendoj se në një hapësirë të shkurtër kohore ne mund të synojmë një vend në katërshen e parë, por pse jo edhe më shumë. Maresca mund të jetë i panjohur për shumë njerëz, por ai është i nivelit të lartë. Ai do të befasojë shumë njerëz”, u shpreh mesfushori.
Dewsbury-Hall ishte mesfushori dhe lojtari i vitit i Leicesterit sezonin e kaluar nën drejtimin e Marescës, duke shkëlqyer si mesfushor sulmues me 12 gola dhe 15 asistime – shifrat e tij më të mira si profesionist.
Ai mund të bëjë debutimin e tij me Chelsean në miqësoren parasezonale të së shtunës kundër Celtic në Notre Dame, Kaliforni, pasi humbi mundësinë për të luajtur në barazimin 2-2 me Wrexham.Dewsbury-Hall shfaqet në disa nga videoklipet e Leicester-it, të cilat Maresca po i përdor për të përçuar taktikat e tij te futbollistët e Chelseat, teksa mesfushori zbulon me humor batutat e shokëve të skuadrës.
“Disa nga djemtë bëjnë humor, duke më quajtur “kafshën shtëpiake” të trajnerit, por e di që e bëjnë këtë vetëm në kuadrin e shakasë”, tha anglezi.
“Unë po marr të njëjtin reagim këtu me djemtë. Ata e kanë pranuar këtu që nga minuta e parë që është emocionuese. Me një sistem dhe filozofi ju duhet që të gjithë të blejnë, sepse, nëse e bëjnë, mund të arrini vërtet diçka.”