Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Flet axha i 19 vjeçarit të vrarë në Vushtrri: Familja nuk ka pasur asnjë të keqe me askënd

Flet axha i 19 vjeçarit të vrarë në Vushtrri: Familja nuk ka pasur asnjë të keqe me askënd

Axha i Ardit Zymerit 19 vjeçar, i vrarë mbrëmë në Vushtrri, Nysret Zymeri, tha se nuk e di se si ka ndodhur rasti.

Ai tha se familja nuk ka pasur asnjë të keqe me askënd.Ai njoftoi se për rastin, familja është informuar mbrëmë dhe se sipas tij dorasin e as familjen e tij nuk e njohin ende.

“Arditi ka qenë djali i vëllaut. Informatë zyrtare nuk kemi deri më tani. Nuk e dimë se si ka ndodhur, të keqe nuk kemi pasur me askënd. Nuk kemi pasur me njeri të gjallë asnjë fjalë të keqe, ne nuk e kemi pritur, e kemi ditur që e kemi një armik, por këndej nuk kemi pritur asgjë. Kjo na ka ndodhur, informatën e kemi marrë mbrëmë, nuk e kemi njohur dorasin, as tani nuk e njohim. Janë edhe tre fëmijë, një vajzë edhe dy djem”, ka thënë ai./eo