Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Flamuri i Kosovës nuk vendoset në stadiumin e Murcias, emri shkruhet me fusnotë

Flamuri i Kosovës nuk vendoset në stadiumin e Murcias, emri shkruhet me fusnotë

Kosova sonte në stadiumin e Murcias në Spanjë zhvillon ndeshjen e kthimit ndaj Islandës, e vlefshme për play-offin e Ligës së Kombeve.

Por në stadium, emri i Kosovës është shkruar me fusnotë.

Gazetari Arlind Sadiku, raporton se përpos emrit me fusnotë, dje nuk ishte prezent flamuri i Kosovës në stadium gjatë stërvitjes.

Sipas rregullores, UEFA detyron organizatorin, në këtë rast Islandën, që vetëm në ditën e ndeshjes ta vendos flamurin e shtetit mysafir.