Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Flamuri i Kosovës në gjysmështizë në ambasadën e Zvicrës pas tragjedisë në Crans-Montana

Flamuri i Kosovës në gjysmështizë në ambasadën e Zvicrës pas tragjedisë në Crans-Montana

Në një njoftim të mëhershëm, ambasada tha se “për momentin nuk ka informata që ka të përfshirë shtetas kosovarë në mes të viktimave apo të lënduarve”.

“Në shenjë respekti dhe solidariteti me Zvicrën pas tragjedisë në Crans-Montana, flamuri i Republikës së Kosovës valon në gjysmështizë në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Bernë.

Mendimet dhe ngushëllimet tona më të thella janë me popullin zviceran dhe me të gjithë të prekurit”, tha ambasada.

Zjarri përfshiu barin në orët e para të Vitit të Ri, duke lënë të vdekur rreth 40 persona dhe duke lënë të lënduar 115 të tjerë.