Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Fjeti në vendin e punës, Trepça e dënon një punëtor me heqjen e 30 % të rrogës

Fjeti në vendin e punës, Trepça e dënon një punëtor me heqjen e 30 % të rrogës

Ndërmarrja Trepça e ka dënuar një punëtor.

Kjo pasi ai kishte fjetur në vendin e punës.

“Në bazë të këtyre shkeljeve, Komisioni Disiplinor, me vendim nr. prot: 6429, datë 06.08.2025, ka rekomanduar Kryeshefin Ekzekutiv për t’i shqiptuar masën disiplinore – dënim me para-gjobë në lartësi prej 30% të pagës mujore për një periudhë deri në 6 muaj.”

“Kryeshefi Ekzekutiv, më datë 07.08.2025, ka sjellë vendimin nr. prot: 6430, datë 07.08.2025, me të cilin ka shqiptuar masën disiplinore – dënim me para-gjobë në lartësi prej 30% të pagës mujore për një periudhë deri në 5 muaj ndaj z. A. A.”- thuhet në njoftim.