Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Fjalori i Turqizmave: Goditja më e rëndë ndaj shqipes?

Fjalori i Turqizmave: Goditja më e rëndë ndaj shqipes?

Publikimi i fjalorit “Turqizmat në gjuhën shqipe” nga Akademia e Shkencave dhe e Arteve të Kosovës ka ndezur polemika të forta në opinionin publik dhe atë akademik, shkruan TV ARBËRIA.

Përmes një postimi në faceook, Agron Dalipaj shpreh kritikën e tij.

Fjalori, me autorë Bardh Rugovën dhe Nazmi Lleshin, rendit rreth 9.000 njësi të cilat paraqiten si huazime nga turqishtja në gjuhën shqipe.

Kritikët e cilësojnë botimin si “të padrejtë ndaj identitetit gjuhësor shqiptar”, duke pretenduar se shumë prej fjalëve të përfshira nuk janë përdorur historikisht në shqipe, janë të panjohura në komunikimin e përditshëm ose kanë prejardhje të diskutueshme. Po ashtu, sipas tyre, fjalori paraqet si turqizma edhe fjalë që prej tyre konsiderohen të pastërta shqipe.

 

Në kritikën e publikuar, theksohet se fjalori mbështetet në modele të vjetra studimore dhe se mund të krijojë perceptim të gabuar për nivelin e huazimeve në gjuhën shqipe. Autorët e reagimit kërkojnë rishikim shkencor të botimit dhe më shumë transparencë metodologjike./TV ARBËRIA

POSTIMI I PLOTË