Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Fjalët e Kurtit për Ivanoviqin, reagojnë nga OVL-UÇK: Me e quajtë tash kriminelin njeri të mirë, do të thotë se e ke një zor të madh

Fjalët e Kurtit për Ivanoviqin, reagojnë nga OVL-UÇK: Me e quajtë tash kriminelin njeri të mirë, do të thotë se e ke një zor të madh

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Faton Klinaku, ka reaguar pasi kryeministri Albin Kurti, në përvjetorin e vrasjes së politikanit serb Oliver Ivanoviq, ka thënë se ky i fundit “ishte një person i përkushtuar për të luftuar për interesat e komunitetit dhe qytetit të tij”.

“Kosova multietnike ose Kosova shumë etnike, është e njëjta gjë. Nëse doni ju mashtrohuni. Veç me e quajt tash kriminelin njeri të mirë, dmth se e ke një zor të madh”, ka shkruar Klinaku ndër të tjera.

Kurti e ka përkujtuar dje politikanin serb, Oliver Ivanoviq në pesëvjetorin e vrasjes, duke thënë se ai ishte person i përkushtuar ndaj komunitetit të tij dhe “i respektueshëm edhe ndaj atyre me të cilët nuk ishte dakord”.

Megjithatë, Kurti që tani është kryeministër, sa ishte opozitar, kishte krejt mendim të kundërt për ish politikanin serb, të cilin organizata politike që e udhëheq, Vetëvendosje e bënte përgjegjës për krime të rënda.

Dënimi i Ivanoviq me 9 vjet në vitin 2016, ishte vlerësuar si poshtërim për drejtësinë nga Vetëvendosje.

“Oliver Ivanoviq dhe bashkëpunëtorët e tij gjatë dhe pas përfundimit zyrtar të luftës në Kosovë janë angazhuar për realizimin e planit hegjemon të shtetit të Serbisë – kolonizimi dhe spastrimi i Kosovës. Oliver Ivanoviqi dhe bashkëpunëtorët e tij nuk janë asgjë më pak se sa konkretja e Ilija Grashaninit – vrit dhe dëbo”, thuhej ndër të tjera në reagimin e VV-së.

/TV Arbëria

Kurti përkujton Ivanoviqin përmes videos: Më vjen keq që autorët që e porositën vrasjen e tij ende s’janë nxjerrë para drejtësisë

Themes by WordPress