Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Fitorja ndaj populizmit nuk kalon nga imtimi i tij

Fitorja ndaj populizmit nuk kalon nga imtimi i tij

Shkruan: Afrim Kasolli

Beteja elektorale ndërmjet populizmit dhe centrizmit është shndërruar në konfliktin kryesor politik sot në shumë prej demokracive perëndimore.

Këtë antagonizëm herë te hapur e herë të heshtur, kohë më parë në shkrimin “War or Peace? Dictatorship or democracy? Europe’s future is on the line” e kishte pikasur historiani dhe kolumnisti i njohur britanik, Timothy Garton Ash.

Me këtë rast, T.G.Ash, shkruante se “shumë vende evropiane kanë ende qeveri në spektrin e qendrës së majtë dhe qendrës së djathtë, shpesh me koalicione të ndërlikuara, megjithatë të përkushtuara për funksionimin e demokracive liberale dhe Bashkimit Evropian. Por nga ana tjetër, edhe partitë populiste të qendrës së djathtë janë duke shënuar dita ditës sukses elektoral duke i sfiduar arritjes e së parës”.

Dhe zgjedhjet si për Parlamentin Evropian, ashtu edhe ne vende të veçanta si në Francë, por pse jo edhe në Britani të Madhe, e dëshmuan më shumë se asnjëherë tjetër këtë tendencë politike.

Partia e Marine Le Pen-it, Marshi Kombëtar, e udhëhequr prej Jordan Bardellas, shënoi një sukses spektakular. Në zgjedhjet nacionale që pasuan në këtë shtet ajo u bllokua ta korr të njëjtin sukses, sikur në ato paraprake për Parlamentin Evropian, ashtu edhe në raundin e parë, vetëm pasi në fund shumë forcat tjera politike të ndërtuan koalicione parazgjedhore kundër saj. Në Britani është e vërtetë që Partia Laburiste, nën drejtimin e Kair Starmer, korri një fitore të paimgjuneshme vetëm një vit më parë. Por po ashtu edhe, Nigel Farange, njëri nga eksponentët kryesore të avokimit të BEXIT-it dhe figura më e njohur e popullzimit britanik i ka siguruar 14 përqind të votave të trupit elektoral. Pra edhe në këtë shtet ka pasur rritje të ekstremit të djathtë duke i fituar deri në 4 milionë vota. Mirëpo, për shkak të modelit se si ndahen mandatet, ato nuk mund të siguronin më shumë se 4 mandate. Se sa fragjile është situata në vendin ishullor treguan ngjarjet e fundit, ku nga një lajm i rrem i amplifikuar nga këto grupe në mediat sociale mori flakë nga protestat thuajse i tërë vendi. Ndërkohë, në Gjermani, AfD tashmë është shndërruar në forcën e dytë politike në këtë shtet.

Prandaj, me të drejtë më shumë së kurrë me parw është shtruar dilema se çka duhet të bëjnë partitë e qendrës për ta frenuar marshimin e partive populiste për ta pushtuar trupin elektoral të demokracive= perëndimore.

Një metodë që është potencuar, është a jo imtimit, ku partitë tradicionale e huazojnë fjalorin dhe mënyrën e veprimit e të parave me qëllim që vetëm t’i mbajnë larg pushtetit partitë polpuliste. Mirëpo, praktika ka treguar se nuk ka asgjë më fatale se sa kjo rrugë. Sepse si e tillë ajo i rrënon pikërisht partitë e qendrës, të cilit do krahë politike. Në fund të fundit, partitë e ekstremit populist vetëm janë duke i eksploautar ankthet dhe frustrimet kolektive-por ato nuk i kanë krijuar ato. Shumë nga këto formacione vetëm i kanë identifikuar dhe amplikfikuar këto shqetësime përball një publiku të pakënaqur, pavërisht faktit se zgjidhjet e thjeshta që i ofrojnë janë të destinuara për dështim. Prandaj në vend të imitimit, detyrimi që kanë përpara përpara partitë e qendrës është afirmimi i “centrizmit radikal”. Po ashtu, ato edhe duhet t’i adaptohen sensit dhe apetitit shoqëror për ndryshim. Pak pas përfundimit të zgjedhjeve nacionale si në Francë ashtu edhe në Britani të Madhe, patra shkruar se ky rezultat tregoi se elektorati në shumë shtete evropiane është i pushtuar nga sensi për ndryshim. Dhe se është i pakënaqur me gjendjen aktuale.

Një impuls i tillë shoqëror është konfirmuar edhe nga të dhënat e reja nga Datapraxis. Sipas këtij hulumtimi, shumë nga arsyet e fshehura tw këtyre zhvendosjeve sizmike politike, janë duke u keqkuptuar. Sepse shumë votues që kanë lëvizur në drejtim të krahëve të ekstremit politik, këtë hap e kanë hedhur më shumë nga dëshira e tyre për ndryshim se sa nga politikat që ato përfaqësojnë.

Nuk ka terren më të frytshëm pjellor për lulëzimin e këtyre të fundit se sa mbajtja e partive tradicionale peng i të njëjtave koniunktura. Në këtë mënyrë ato e shndërrojnë vetveten në varrmihëse të së ardhmes së tyre, por edhe të rendit demokratik e liberal. /TVArbëria/

Powered by WordPress