Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > “Fitorja” jo ligjore e LDK-së mbi edukatën seksuale në prag të fushatës zgjedhore

“Fitorja” jo ligjore e LDK-së mbi edukatën seksuale në prag të fushatës zgjedhore

Shkruan: Afrim Kasolli

Shpërthimi i skandalit publik mbi doracakun për mësimdhënës në lëndën “Edukimit Seksual dhe Shëndetit Riprodhues – Trupi im, ndjenjat dhe familja” e ka ndezur një debat të zjarrtë shoqëror dhe politik në vend. Vlerësime pro dhe kontra kësaj teme u artikuluan nga ata që u përfshin në këtë debat. E kuptueshme. Ministria e Arsimit fillimisht e mbrojti këtë doracak si një nga arritjet e saj progresive. Mirëpo, kur u bë e ditur përmbajtja e kësaj lëndë dhe acarimin që shkaktoi në publik atëherë filloi t’i pranoi gabimet dhe u zotua për korrigjimin e tyre. Kurse, në fund tentoi t’ua hedh fajin partive opozitare si përgjegjëse nga koha kur kanë e drejtuar ministrinë e Arsimit.

Mirëpo, të njëjtën logjikë e aplikuan edhe partitë opozitare. Fillimisht ishin të heshtura dhe pa ndonjë qëndrim. Por duke qenë se kjo kauzë u mbajt gjallë nga mediat dhe u shndërrua në terren pjellor për përfitim elektoral, atëherë ato kaluan në ekstremin tjetër. Jo duke artikuluar qëndrime publike dhe duke treguar se çfarë ato kanë në programet e tyre mbi arsimin lidhur me këtë temë, dhe që do ta aplikonin kur te jenë në pushtet, mirëpo duke marrë vendime jo ligjore për arsyeje politike.

Këtë valle e hapi Lidhja Demokratike e Kosovës në Komunën e Prishtinës me një vendim kontrovers në aspektin juridik mbi ndalimin e këtij doracaku. Natyrisht, kjo nismë u pasua edhe në komuna tjera që qeverinë nga PDK-ja dhe AAK-ja.

Drejtoresha e Departamentit për Arsim në këtë Komunë, Jehona Lushaku-Sadriu e bëri publik vendimin e saj mbi këtë ndalim. Ajo u thirr në Ligjin për Vetëqeverisjen Lokale, si dhe Ligjin nr. 04\L-032, PËR ARSIMIN PARAUNIVERSITAR NË REPUBLIKËN E KOSOVËS, si dhe LIGJI NR. 03/L-068 PËR ARSIMIN NË KOMUNATE REPUBLIKËS SË KOSOVËS, por pa specifikuar asnjë nën konkret në bazë të se cilës ky vendim është komptenencë e saj. Për shumë ajo ju bëri thirrje të gjitha komunave tjera të Kosovës që të marrin masa të tilla jo ligjore. Kurse, kryetari i LDK-së Lumir Abixhiku i dha mbështetje këtij vendimi për t’i mbrojtur fëmijët nga eksperimentet e pushtetit.

Se kjo temë duhet adresuar urgjentisht nuk ka diskutim. Mirëpo, kurrikkula e sistemit arsimor nivelin fillor për Arsimin Parauniversitar, është kompetencë ekskluzive e Ministrisë së Arsimit. Tek përkufizimet e këtij ligji në nenin 2 përkatësisht paragrafi 1.10 thuhet qartë se “Kurrikulumi bazë – pjesa e përgjithshme të kurrikulumit të paraparë nga Ministria për të gjitha shkollat.

Kurse nenin 24 mbi Kornizën e Kurrikulumit të Kosovës, është specifikuar se “Ministria përmes Agjencisë së Kosovës për Kurrikulum, Standarde dhe Vlerësim (AKKSV), harton Kornizën e Kurrikulumit të Kosovës (KKK)”. Ndërkaq, në paragrafin 5 të njëjtit nen shkruan se “Ministria, AKKSV, komuna, Këshilli drejtues dhe drejtori i një institucioni arsimor dhe aftësues ushtrojnë funksionet e tyre përkatëse sipas këtij ligji me qëllim që të sigurojnë se Korniza e Kurrikulumit të Kosovës, i përmbahet parimeve në vijim: edukimi dhe arsimimi cilësor për të gjithë, gjithë përfshirja, qasja e bazuar në kompetenca, fleksibiliteti dhe lëvizshmëria, transparenca dhe llogaridhënia dhe të mësuarit gjatë gjithë jetës, si dhe” Mirëpo, askund nuk thuhet se komunat në mënyrë arbitrare mund tw vendosin për kurrikulën pa bashkëveprim më këto hallka tjera të organizmit te jetës arsimore. Ndërkaq, në nenin 7 thuhet se “sipas dispozitave të Ligjit për arsim në komuna, nr. 03/L-068, 21 Maj 2008,institucionet arsimore, qofshin ato publike apo private, nuk mund të devijojnë nga kurrikulumi bërthamë, përveç në: 7.1. rrethana të veçanta me lejen e Ministrisë, të lëshuar pas konsultimeve me AKKSV-në; 7.2. me miratimin e Ministrisë, për qëllime të projekteve inovative sipas paragrafit 11. të nenit 5 të këtij ligji”.

Partitë opozitare kanë të drejtë ta mbajnë qeverinë përgjegjëse për dështimet e saj. Edhe të kërkojnë llogari për ato. Mirëpo, kur vendimet e tyre merren në antinomi me sistemin ligjor vetëm për përftime politike, atëherë relativizohet kjo kritikë dhe legjitimohen veprimet e pushtetit që për agjenda ditore politike, po ashtu disa herë ka rënë në kundërshtim me parimet normative në Kosovë.

Ky problem bëhet më akut, sidomos kur Lidhja Demokratike e Kosovës e ka ekspozuar drejtoreshën e arsimit në këtë komunë, Jeona Lushaku-Sadriu, si një alternativë dhe shembull se si do të organizohet ky sistem në krejt Republikën e Kosovës. Atëherë shtrohet pyetja a është e ardhmja e këtij sistemi duke marrë vendime politike edhe në kundërshtim me ligjin për hir të përftimeve të momentit? /TV Arbëria

Themes by WordPress