Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Sport > Fitore spektakolare e Real Madridit në “Diego Armando Maradona”

Fitore spektakolare e Real Madridit në “Diego Armando Maradona”

Real Madridi ka marrë fitore fantastike në udhëtim te Napoli me rezultat 2-3 në kuadër të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.

Pas 19 minutash lojë, skuadra italiane kaloi në epërsi me golin e Leo Ostigard.

Por, Los Blancos i barazuan shifrat shumë shpejtë, duke shënuar në minutën e 27-të me anë të Vinicius Junior, që u asistua prej Jude Bellingham.

Anglezi më pas ndryshoi rol nga asistues në golashënues, duke realizuar në minutën e 34-të me asistim e Edouard Camavinga.

Me kaq edhe përfundoi pjesa e parë, derisa e dyta nisi edhe më furishëm.

Napoli fitoi penallti në minutën e 54-të, pasi Nacho luajti me dorë brenda zonës, ndërsa nga pika e bardhë realizoi Piotr Zielinski për 2-2.

Mirëpo, mysafirët nuk u dorëzuan sërish dhe ia dolën ta rikthenin epërsinë, tani falë një auto-goli nga Alex Meret (78’), por që gjitha meritat shkojnë te Federico Valverde që lëshoi një goditje të fuqishme dhe nga goditja e traverses, topi preku pjesën e pasme të portieri të Napolit për t’u futur në rrjetë.

Real Madridi është lider i Grupit C me gjashtë pikë, Napoli dhe Braga me tri, ndërsa Union Berlini ende pa asnjë.

/TV Arbëria

 

Powered by WordPress