Ferizaj e ka regjistruar një fitore të madhe në Superligën e futbollit.
Ferizajasit e mposhtën Feronikelin 74 me rezultat 2:1 në ndeshjen e fundit të xhiros së 19-të të ligës elitare.
Vendësit avancuan të parët me golin e Edon Sadriut, ndërsa epërsinë e mikpritësve e dyfishoi Betim Haxhimusa, për të shkuar në pushim me një kapital prej dy golash.
Ajo që mundën ta bënte ekipi nga Drenasi ishte që ta ngushtonte rezultatin me anë të Arlind Malokun në pjesën e dytë.
Duhet cekur se ferizajasit në fund e shënuan edhe një gol përmes Abdeen Temitope Abdul, por që iu anulua shkaku i “offside”.
Falë kësaj fitoreje, Ferizaj u ngrit në pozitën e shtatë në tabelë duke e lënë përfundi Dukagjinin.
Nga ana tjetër, për “Niklin” kjo ishte goditja e radhës, duke e dërguar këtë ekip drejt “fundosjes” definitive.