Ambasadori francez në Kosovë, Olivier Guerot, ka uruar Ditën e Çlirimit duke postuar disa pulla postare që shënojnë 25 vjet të NATO-s në Kosovë dhe ndau edhe një citat të ish-presidentit të tij, Jacques Chirac, i cili ishte në detyrë derisa në Kosovë ndodhi lufta.
Guerot dha zotimin e shtetit të tij se do të vazhdojë të ndihmojë Kosovën sikurse ka bërë më 1999.
“Këto pulla postare të bukura shënojnë 25 vjet pas fitores së demokracive mbi “një sistem të patolerueshëm të shtypjes dhe mohimit të të drejtave të njeriut” (J.Chirac 1999). Franca ndihmoi atëherë dhe është e gatshme të vazhdojë të ndihmojë Kosovën në rrugën drejt integrimit europian”, tha ai.
These fine stamps mark 25 years after the victory of democracies over “an intolerable system of oppression and denial of human rights” ( J.Chirac 1999) 🇫🇷helped then and stands ready to continue helping 🇽🇰on the path to European integration #Kosovo pic.twitter.com/ZikRLfMb8m
— Ambassadeur Olivier Guerot (@Olivier_Guerot) June 12, 2024