Mesfushori i Spanjës, Rodri është zgjedhur lojtari më i mirë i Kampionatit Evropian të Gjermanisë.
Pasi La Roja fitoi finalen kundër Anglisë 2-1, ai tha se ishte dita më e mirë e karrierës së tij deri më tani.
“Çfarë dite, sigurisht dita më e mirë e karrierës sime sportive. Ishim një familje, tani jemi skuadra më e suksesshme në Europian. Bëhej fjalë për gjeneratat e mëparshme që na shënuan rrugën për të qenë kampionë të Evropës. Një ditë e mrekullueshme për të gjithë”, filloi Rodri.
“Bëmë histori. Shumë prej nesh ishim kampionë të Evropës me ekipet e të rinjve dhe sot jemi të parët në Evropë, çfarë na pret më pas?”
“De la Fuente meriton mirënjohjen për fitimin e turneut. Kjo është për Spanjën, u kërkoj njerëzve që nesër të dalin në rrugë për t’u ndjerë krenar,” përfundoi mesfushori i Manchester Cityt.