Bankat komerciale në Kosovë vazhdojnë t’i rrisin fitimet e tyre enorme për çdo vit.
Gjatë vitit 2022, sipas raportit të Bankës Qendrore të Kosovës, sektori bankar ka arritur të siguroi profit të lartë financiar, 140.3 milionë euro apo rreth 23 milionë euro më shumë se në vitin 2021.
Në vitin 2021, fitimi i bankave komerciale ka qenë 117.5 milionë euro. Kurse, gjatë vitit 2020 këto banka patën shënuar fitim rreth 80 milionë euro.
Norma e interesit në pjesën e parë të vitit 2022 ishte nën 6 për qind, derisa gjatë muajve të fundit është rritur në 6.3 për qind.
Kamatat mesatare në kreditë konsumuese janë 6.4 për qind, përderisa mesatarja e kamatave në kreditë hipotekare është 5.1 për qind.
Sipas raportit të fundit, kreditë e përgjithshme të lëshuara nga bankat kanë arritur 4 miliiardë e 350.4 milonë euro, ndërsa depozitat 5 miliardë e 554.6 milionë euro.
Aktualisht në tregun e Kosovës operojnë 11 banka komerciale, prej të cilave 9 janë me kapital të huaj.
/TV Arbëria