Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën ‘Haxhi Zeka’

Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën ‘Haxhi Zeka’

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka lëshuar aktvendim mbi ndalimin e të pandehurit Fitim Doda, për shkak të dyshimit se i njëjti është i përfshirë për veprën vrasje në tentativë që ka ndodhur më 26.03.2024 në rrugën “Haxhi Zeka” në Prishtinë.

Kështu ka bërë të ditur zëdhënësja e kësaj prokurorie, Laureta Ulaj në një përgjigje.

“Ju njoftojmë se më 24.04.2024, Prokurori i Shtetit ka lëshuar aktvendim mbi ndalimin e të pandehurit F.D., për shkak të veprave penale “Vrasje e rëndë” (në tentativë), “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”, sipas KPRK-së. Ndaj të pandehurit, prokuroria ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit, në gjykatën kompetente”, ka thënë Ulaj.

Kujtojmë se para pak javësh Policia e Kosovës shpalli në kërkim Fitim Dodën dhe Arijan Sijarinën si të dyshuar për vrasje në tentativë.

Më 26.03.2024 rreth orës 13:40 policia kishte marrë informatën për një plagosje me armë zjarri të ndodhur në rrugën “Haxhi Zeka” në Prishtinë.

Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen.

Bazuar në të dhënat fillestare një person është plagosur me armë zjarri.

Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin veprimet hetimore për arrestimin e personave të dyshuar ( të cilët janë identifikuar) si dhe ndriçimin e plotë të rastit. /telegrafi/