Fitim Çeku ka bërë një reagim publik në llidhje me numërimin e votave nga KQZ-ja.
Ai ka thënë se një tjetër skandal ka ndodhur në këtë institucion.
“Një tjetër skandal në faqen e KQZ-së: 799 mijë votues, ndërsa kur mbledhen votat sa i kanë marrë të gjitha partitë, dalin 833 mijë vota. Duke llogaritur se ka edhe vota të pavlefshme edhe afêr 1% të panumëruara”, ka thënë Çeku.
Çeku ka shkruar në postimin e tij se nga kjo po dalin 34 mijë vota më shumë, sesa votuesit që kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre për të votuar.
Postimi i plotë:
Një tjetër skandal në faqen e KQZ-së: 799 mijë votues, ndërsa kur mbledhen votat sa i kanë marrë të gjitha partitë, dalin 833 mijë vota. Duke llogaritur se ka edhe vota të pavlefshme edhe afêr 1% të panumëruara.
Kjo do të thotë se ka 34 mijë vota ose më shumë sesa votues që kanë dalur në zgjedhje.
Këtë mund ta bëni edhe ju vetë dhe ta vërtetoni! /TV Arbëria