Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë–Serbi, Peter Sorensen, ka zhvilluar sot një vizitë pune në Helsinki të Finlandës.
Përmes një postimi në platformën X, Sorensen ka bërë të ditur se vizita u organizua nga ministrja e Punëve të Jashtme të Finlandës, Elina Valtonen. Ai ka theksuar se gjatë takimit është diskutuar në detaje për procesin e dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
“Diskutuam në detaje për dialogun e lehtësuar nga BE-ja”, ka shkruar Sorensen, duke shtuar se është mirënjohës për interesin dhe mbështetjen që Finlanda po i ofron procesit të normalizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve.