Duke “vrapuar” drejt moshës 39-vjeçare (e feston ditëlindjen në nëntor), Jesus Navas shfrytëzoi rastin në konferencën për shtypin në Olympiastadion, në Berlin, për të njoftuar vendimin e marrë për të ardhmen e tij, lidhur me “La Furia Rojan”, në fund të këtij Kampionatin Evropian 2024.
Në finale kundër Anglisë. Dhe pas 56 ndeshjeve të luajtura dhe 5 golave të shënuar me fanellën e kombëtares.
Problemet fizike: “Kam pasur katër-pesë vjet dhimbje në ije, por me dëshirën për të luajtur futboll i kapërceva. Dhe kështu vazhdoj të luaj, edhe nëse është e vërtetë që çdo gjë më dhemb më pas. Por unë jam ende i njëjti dhe jam mirënjohës. Fëmijëve të mi dhe bashkëshortes sime që më lejuan të qëndroj këtu. Sakrifica më në fund shpërblehet dhe ne shpresojmë të fitojmë titullin.”
Në përfundim, Navas dha njoftimin për tërheqjen e tij nga kombëtarja:
“Kisha vendosur të qëndroja në tranzicion deri në dhjetor për të ndihmuar ekipin në situatën e komplikuar në të cilën ndodhet. Por nuk ka mundësi për të vazhduar. Vendimi është marrë”.