Finalisti i vitit të kaluar Nick Kyrgios anuloi pjesëmarrjen e tij në Wimbledon për arsye se 28-vjeçari australian po vuan nga një dëmtim në kyçin e dorës.
Kyrgios ishte në gjendje të luante turneun e tij të parë të vitit vetëm në mes të qershorit pasi pësoi një dëmtim në gju. Në kthimin e tij në turne, ai lëndoi ligamentet në kyçin e dorës
“Bëra të pamundurën që të jem gati pas operacionit”, tha Kyrgios.
28-vjeçari australian arriti në finalen e turneut më prestigjioz në botë vitin e kaluar dhe humbi në katër sete ndaj serbit Novak Gjokovic.
/TV Arbëria