Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Filozofi Mustafa: Zhvendosja nga dijet sociale ka bërë që ne të mangësojmë njerëzoren

Filozofi Mustafa: Zhvendosja nga dijet sociale ka bërë që ne të mangësojmë njerëzoren

Ikja apo zhvendosja nga dijet sociale nga letërsia, filozofia, sociologjia, psikologjia, teologjia kanë bë që ne të mangësojmë tek vetja aspektin njerëzor, të mangësojmë njerëzoren, kështu ka deklaruar filozofi Latif Mustafa në emisionin “Përtej Tregimit” në TV Arbëria.

Përballë gazetares dhe moderator, Valentina Ahmeti, filozofi theksoi se sot njerëzimi po mendon përkohshëm, pa u futur në thellësi apo siç tha ai, pa i kuptuar sekretet e jetës njerëzore.

Ikja apo zhvendosja nga dijet sociale nga letërsia, filozofia, sociologjia, psikologjia, teologjia kanë bë që ne të mangësojmë tek vetja aspektin njerëzorë, të mangësojmë njerëzorën, të thellën dhe të  shpërfaqim aplikativen, pragmatiken, dobinë e çastit  dhe të përkohshmen. Do me thënë sot ne mendojmë përkohshëm. Një moment çasti, një shijim, një drekë të mirë, një seksi aty për aty, një shetitje në det pa u kënaqur fare dhe kur e sheh jeta jote është prehje e sipërfaqeve pa u thellu në ndonjë thellësi për t’i kuptu le të themi sekretet e jetës njerëzore”, tha Mustafa.

“Do me thënë ne kemi mbetë në sipërfaqe, aq më tepër kur ky realiteti neoliberal siç e njohim apo i kapitalizmit të egër na bënë që të punojmë tërë ditën, madje mbajmë edhe orare shtesë të punës ngaqë nuk arrijmë t’ia dalim ti paguajmë qiratë dhe faturat, neve na degradon komplet dhe kur shkojmë në shtëpi më nuk kemi mundësi as të mendojmë, as të meditojmë”, shtoi Mustafa./TV Arbëria./