Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > “Filmat” e ushtrisë serbe, Peci: Populli serb e di se ushtria e tyre s’mund ta kalojë kufirin e Serbisë

“Filmat” e ushtrisë serbe, Peci: Populli serb e di se ushtria e tyre s’mund ta kalojë kufirin e Serbisë

Drejtori i KIPRED-it, Lulzim Peci, ka reaguar ndaj të ashtuquajturës paraqitje e aftësive të Forcave të Armatosura të Serbisë “Granit 2023”.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se në këtë ceremoni kanë qenë përfaqësuesit e Republikës Serbe të Bosnjës dhe ata të Listës Serbe.

Sipas tij, kjo është një maskaradë e idesë së “botes serbe” apo Serbisë së madhe.

“Beogradi paska zgjedhur sot qe ne prezantimin e kapaciteteve te ushtrise se Serbise te ftoj Dodikun e Republikes Serbe dhe Listen Serbe. Mirepo, krejte kjo ne fund te fundit eshte nje maskarade e idese se “botes serbe” apo Serbise se madhe, e cila ne kohen e Millosheviqit deshtoi edhe pse ishte shume here me e fuqishme ushtarakisht se sa tani ne raport me fqinjet e saj. Kete besoj se e ka kuptuar edhe populli serb, i cili e di fort mire se ushtria serbe nuk mund ta kaloj asnje meter pertej kufinjeve te Serbise”, ka shkruar Peci.

/TV Arbëria

Powered by WordPress