Diaspora e Kosovës sot nis votimin për zgjedhjet nacionale.
Vendvotimet janë hapur nga ora 07:00 e mëngjesit dhe mbyllen në ora 19:00.
“Më 8 shkurt është mundësia juaj të kontribuoni drejtpërdrejt në të ardhmen e Kosovës. Votimi jashtë vendit do të zhvillohet nga ora 07:00 deri në ora 19:00, sipas orës lokale, në përfaqësitë diplomatike ku jeni regjistruar”, thuhet në njoftimin e KQZ-së.
Në Konsullatën e Kosovës në Cyrih, qytetarët tanë, që jetojnë atje dhe që janë regjistruar për të votuar në zgjedhjet e Kosovës kanë filluar votimin.
Numri i qytetarëve të interesuar që presin për të votuar në këtë përfaqësi diplomatike të Kosovës është i madh, raporton rtk.
Në disa shtete të ndryshme të botës ambasadat e Kosovës janë shndërruar në qendra të votimit, për 20 mijë e 324 shtetas të Kosovës të cilët gjatë regjistrimit kanë zgjedhur këtë mënyrë votimi.
Për të votuar jashtë Kosovës janë regjistruar rreth 105.000 shtetas, prej të cilëve 20.324 janë regjistruar për të votuar fizikisht në njërën nga 30 përfaqësitë diplomatike të.
Rreth 17.000 shtetas të tjerë janë regjistruar për të dërguar pakon me fletëvotime në kutinë postare të KQZ-së në Kosovë.
Ndërsa rreth 60,000 të tjerë për të dërguar pakon me fletëvotime në një nga kutitë postare të KQZ-së të hapura jashtë Kosovës.