“Prandaj ne kemi filluar me vendosjen e tabelave me emërtimet e të gjitha rrugëve në Komunën e Junikut. Së shpejti do të fillojmë edhe me vendosjen e numrave të shtëpive/banesave. Në këtë mënyrë po përmbushim edhe një tjetër premtim elektoral. Por më e rëndësishme se kaq, për herë të parë në Komunën e Junikut çdo familje do të ketë adresën e vet (emrin e rrugës dhe numrin e vendbanimit) të vendosur përmes hartave elektronike dhe gjeoportal”, deklaroi ai.

Postimi i plotë: 

Të dashur junikas,

Siç jeni në dijeni, qeverisja e kaluar në vitin 2019 i ka përcaktuar emrat e të gjitha rrugëve në Komunën e Junikut. Sidoqoftë tabelat me këto emërtime asnjëherë nuk janë vendosur në rrugët përkatëse.

Prandaj ne kemi filluar me vendosjen e tabelave me emërtimet e të gjitha rrugëve në Komunën e Junikut. Së shpejti do të fillojmë edhe me vendosjen e numrave të shtëpive/banesave. Në këtë mënyrë po përmbushim edhe një tjetër premtim elektoral. Por më e rëndësishme se kaq, për herë të parë në Komunën e Junikut çdo familje do të ketë adresën e vet (emrin e rrugës dhe numrin e vendbanimit) të vendosur përmes hartave elektronike dhe gjeoportal.

Për realizimin e këtij projekti Komuna e Junikut e falenderon Agjencinë Kadastrale të Kosovës, për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin e ndërsjelltë.

R.Sh.