Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Fillon vaksinimi kundër gripit sezonal në Prishtinë

Fillon vaksinimi kundër gripit sezonal në Prishtinë

Sot ka nisur vaksinimi kundër gripit sezonal në Qendrat e Mjekësisë Familjare në Prishtinë.

Qytetarët këtë shërbim mund ta marrin në QKMF-në më të afërt ku ka njësi vaksinimi.

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në kryeqytet njofton banorët e Prishtinës që për vaksinim duhet të kenë me vetë letërnjoftimin ose certifikatën e lindjes me nr. personal për fëmijët e vegjël, për shkak të regjistrimit të të dhënave në sistem.

Orari i vaksinimit në QKMF është nga ora 07:00-20:00 kurse në QMF nga ora 07:00-13:30.