Zyra e Rregullatorit të Energjisë mban mbledhjen e radhës për të vendosur lidhur me tarifat e energjisë elektrike për vitin 2025.
ZRRE kohë më parë njoftoi se ka propozuar shtrenjtimin e çmimit të energjisë elektrike në vend për rreth 15 për qind.
Rregullatori i energjisë pati thënë se bazuar në rezultatet e raportit të tij konsultativ për të hyrat maksimale të lejuara, rritja mesatare e tarifave për konsumatorët pritet të tjerë 15 për qind.
Fillimisht, tri kompanitë e sektorit të energjisë në Kosovë i kërkuan rregullatorit të energjisë rritjen e çmimit të tarifave të rrymës.
Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut [KOST], Kompania për Distribuim të Energjisë Elektrike në Kosovë [KEDS] dhe Kompania Kosovare për Furnizim me Energji Elektrike [KESCO] kërkuan ngritjen e çmimit të tarifave të rrymës për shkak të importit të energjisë elektrike.
I gjithë paralajmërimi për shtrenjtimin e energjisë elektrike, ka shkaktuar reagime të shumta nga bizneset, subjektet politike dhe qytetarët, madje kishte edhe protesta.
Derisa protestë kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike, është paraparë edhe sot nga ora 12:00, në sheshin “Zahir Pajaziti”, në Prishtinë.