Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arbëria > Fillon shqyrtimi i rastit për ish-yllin e Evertonit që akuzohet për sulm seksual ndaj fëmijëve

Fillon shqyrtimi i rastit për ish-yllin e Evertonit që akuzohet për sulm seksual ndaj fëmijëve

Shërbimi i Prokurorisë së Mbretërisë së Bashkuar (MB) e ka konfirmuar se e ka marrë në shqyrtim rastin e ish-lojtarit të Evertonit, i cili ishte arrestuar në korrik të vitit 2021. Policia e Mançesterit ia referoi çështjen prokurorëve javën e kaluar.

Prokuroria tani do të vendos nëse mund të ngrihet një ndjekje penale kundër lojtarit.

“Ne morëm një dosje provash nga Policia e Mançesterit të Madh më 31 janar 2023 pas një hetimi mbi pretendimet për vepra të shumta seksuale,” tha Shërbimi i Prokurorisë së MB në një deklaratë.

“Ne po e shqyrtojmë këtë material në përputhje me testin tonë ligjor”, tha më tej Shërbimi i Prokurorisë së MB.

Prokurorët duhet të vendosin nëse ka prova të mjaftueshme për të ofruar një perspektivë realiste të dënimit dhe se ndjekja me padi penale është në interesin publik.